AKTUALITET, 20 Qershor 2020, 10:54

722 persona aktivë me koronavirus në të gjithë Shqipërinë

722 persona aktivë me koronavirus në të gjithë


Numri i të prekurve nga koronavirusi po rritet dita ditës në vend. Vetëm sot ISHP njoftoi për 53 raste të reja kryesisht në Tiranë, Shkodër dhe Krujë.

Numri i të shëruarve nuk po i përgjigjet numrit të personave që infektohen duke bërë që edhe pacientët që janë aktivë me virusin të shtohen nga dita në ditë.

Kështu, me të sëmurët e ditës së sotme, numri i pacientëve aktivë me koronavirus është 722 në të gjithë vendin.

Pjesa më e madhe e tyre janë në Tiranë, Shkodër dhe Krujë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 336

Durrës 143

Shkodër 116

Vlorë 49

Fier 31

Lezhë 14

Korçë 13

Elbasan 10

Kukës 7

Gjirokastër 2

Berat 1.