AKTUALITET, 15 Maj 2020, 12:03

Vendimi për shembjen e Teatrit Kombëtar, reagon Komisionerja e BE për kulturën


Komisionerja e BE-së Mariya Gabriel ka reaguar pas vendimit të Erion Veliajt për të shembur Teatrin Kombëtar.

Me një postim në Twitter, Grabiel shkruan se para se të merret një vendim i pakthyeshëm për këtë pasuri kulturore, duhet që të ketë dialog të gjerë me ekspertët dhe shoqërinë civile.

“Dialogu me shoqërinë civile dhe ekspertët e trashëgimisë #kulturore është i domosdoshëm përpara se të merrni një vendim të pakthyeshëm në #Nacional Theatre #Tirana.

Ne inkurajojmë fuqimisht të gjitha institucionet përkatëse kombëtare që të përfshihen tani në një dialog konstruktiv për trashëgiminë kulturore” shkruan Gabriel në postimin e saj në Twitter.