TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjatë 24 orëve të fundit janë identifikuar sërish 18 raste të reja me COVID-19 në vendin tonë, duke regjistruar ditën e dytë radhazi me rritje të infektimeve.
Në Durrës janë identifikuar shtatë raste në një fasoneri, kontakte të një rasti pozitiv. Në Berat janë edhe pesë raste të reja; në Tiranë katër raste dhe në Krujë dy raste.
Situata në spitale paraqitet e tillë, me 19 qytetarë të shtruar, prej të cilëve katër janë në terapi intensive.
Aktualisht janë 180 persona aktivë me COVID-19, kryesisht në Tiranë, Krujë, Shkodër, Kamëz, Durrës dhe Berat.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë- 77
Krujë- 46
Shkodër- 16
Kamëz- 12
Berat- 10
Durrës- 9
Fier- 5
Elbasan- 2
Kurbin- 1
Mirditë- 1
Korçë- 1.