TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka takuar ditën e sotme banorët e Sukthit, ku është njohur me problemet e tyre pas tërmetit dhe tani në këtë situatë pandemie.
Në një postim në rrjetet sociale, Basha thotë se “shtëpi të rrënuara dhe në pragshembje pas tërmetit, asnjë ndihmë financiare apo ushqimore, varfëri e shtuar, papunësi dhe mjerim. Kjo është gjendja e Sukthit sot”.
Sipas kreut të PD-së Rama dhe oligarkët e tij kanë qëllim, të vjedhin taksat e shqiptarëve për t’u pasuruar të tyre, ndërsa thekson se alarmi i qytetarëve të Sukthit është dëshmi e qartë e pandemisë ekonomike që ka prekur shqiptarët.
Reagimi i Bashës:
Sukthi dhe banorët e tij ende vuajnë pasojat e tërmetit të nëntorit. Asnjë ndihmë për banorët me shtëpitë e shkatërruara, asnjë kujdes për situatën e pandemisë që i ka çuar në varfëri të tejskajshme banorët e Sukthit.
RAMAVIRUSI ka goditur rëndë këtë zonë dhe banorët e saj që sot më shumë se kurrë ndihen të braktisur dhe të lënë në harresë. Shtëpi të rrënuara dhe në pragshembje pas tërmetit, asnjë ndihmë financiare apo ushqimore, varfëri e shtuar, papunësi dhe mjerim. Kjo është gjendja e Sukthit sot.
Alarmi i qytetarëve që takova në Sukth është dëshmi e qartë e pandemisë ekonomike që ka prekur shqiptarët. Rama i ka braktisur shqiptarët. Ai dhe oligarkët e tij kanë vetëm një qëllim, të vjedhin taksat e shqiptarëve për t’u pasuruar në kurriz të qytetarëve të braktisur pa ndihmë dhe kujdes.
