AKTUALITET, 15 Maj 2020, 10:51

Aleanca për Teatrin depoziton kallëzim kundër vendimit për shembjen e tij


Aleanca për Teatrin ka marshuar drejt Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për të depozituar kallëzim kundër specialistëve që kanë firmosur vendimin për shembjen e teatrit.

Këshilli Bashkiak vendosi dje shembjen e kësaj godine, ndonëse mbledhja e tij ishte parashikuar për ditën e hënë.

Një ditë më parë kreu i shtetit Ilir Meta depozitoi nw Prokurori një padi ku kërkoi shfuqizimin e vendimit të qeverisë, për të kaluar godinën e teatrit në pronësi të Bashkisë së Tiranës.