AKTUALITET, 28 July 2026, 10:19

Vendimi/ Incidenti me dokumentin e huasë 302 milionë dollarë nga SHBA, Sekretariati i Etikës përjashton Shehajn 60 ditë nga Kuvendi

Sekretariati i Etikës përjashtoi këtë të martë me 60 ditë nga komisionet parlamentare dhe seancat plenare deputetin Agron Shehaj, pas incidentit të djeshëm në zyrat e Kuvendit, ku pretendohet se ai mori dokumentin e marrëveshjes së huas prej 302 milionë dollarësh mes Shqipërisë dhe SHBA-së.

Sekretariati i Etikës ka shqyrtuar vetëm pjesën për përjashtimin e deputetit nga parlamenti, ndërsa sa i takon referimit në SPAK, ky nuk është në kompetencat e këtij organi.

Referimin në SPAK mund ta bëjë vetë Partia Socialiste.