TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Po mbahet sot protesta e 58-të kundër kryeministrit Edi Rama, ku qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kreut të qeverisë.
Ashtu si në netët e mëparshme, protestuesit janë mbledhur në Sheshin Skënderbej dhe më pas kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë, ku po vijon tubimi.
Gjatë protestës, qytetarët kanë hedhur thirrje kundër qeverisë dhe klasës politike. Ndër sloganet e dëgjuara janë: “Rama në burg”, “Berisha në burg”, “Revolucion” dhe “Jep dorëheqjen”, "Ju erdhi fundi".
Protestuesit shprehin pakënaqësi për situatën politike dhe ekonomike në vend, duke kërkuar ndryshime dhe largimin e kryeministrit nga detyra.