TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Arabia në vitet e fundit është duke ndërmarrë një sërë reforma në disa sektorë, ku pikëpamjet janë bërë më liberale.
Ditën e sotme parlamenti arab për herë të parë vendosi që gratë do të pranohen në stadiume.
Lajmi është bërë i ditur nga Arab New dhe është pjesë e procesit të reformës të iniciuar nga princi i ri i kurorës Muhammed ben Salman.
Autoriteti i Përgjithshëm i Sporteve Saudite beson se gratë do të zënë 7,500 vende në sektorin e rezervuar për to në stadiumin ndërkombëtar të mbretit Fahd në Riad.
Në të njëjtën kohë, kreu i Federatës së Sporteve të Arabisë Saudite, Raja Al Sulami, tha se 14 mijë vende ishin të rezervuara për gratë në stadiumin e Jeddah.