AKTUALITET, 17 Qershor 2019, 20:09

Vendi i tronditur nga përgjimet/Spiropali sulmon opozitën: 30 qershori, koha për të fshirë llumin

Vendi i tronditur nga përgjimet/Spiropali sulmon opozitën: 30



Edhe pse prej disa orësh  opinioni publik është njohur me disa përgjime të reja të zgjedhjeve në Dibër publikuar nga gazeta Bild, ku mes tyre dalin në përgjime kryeministri Edi Rama, ish ministri Gjiknuri dhe eksponentë të tjerë të Partisë Socialiste, Elisa Spiropali nuk ka asnjë reagim për këto publikime deri tani .

Por, Ministrja për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali ka sulmuar ashpër drejtuesit e opozitës,  Presidentin Ilir Meta dhe ish-kryeministrin Sali Berisha. Me një shënim në “Twitter”, Spiropali thotë se koha për të pastruar pisllëkun e hedhur mbi Shqipërinë do të jetë data 30 qershor.

“Njëri i rrjedhur shkruan si vdiq badigardi i KM.Tjetri i akuzuar nuk paraqitet në prokurori.I treti bën cubin si komandant suprem.Ndërsa ajo hedh fall dhe lajmëron kataklizmonë!Koha për ta fshirë llumin e këtij filxhani e lëshuar ujin e drejtësisë mbi këtë pisllëk në 30QERSHOR”-shkruan Spiropali.

/TPZ.al/