SPORT, 29 Shtator 2020, 12:20

Vedat Muriqi mposht koronavirusin, buzëqesh Lazio

Vedat Muriqi mposht koronavirusin, buzëqesh Lazio


Një lajm i mirë për të gjithë tifozët e Lazios. Sulmuesi Vedat Muriqi ka rezultuar negativë në testin e Covid-19, duke u shëruar kështu nga virusi.

Lojtari i përfaqësueses kosovare ka disa ditë që ndodhet i izoluar në Turqi si dhe tani pret përgjigjen e testit të dytë për të fluturuar drejt Romës.

Sipas raportimit të “Corriere dello Sport”, 26-vjeçari do t’i bashkohet Lazios për të vazhduar përgatitjet edhe pse debutimi i tij pritet të jetë pas ndeshjeve të kombëtareve.

Kujtojmë që Muriqi pasi finalizoi marrëveshjen me lacialët u kthye në Turqi për të tërhequr disa dokumente dhe fatkeqësisht atje ai rezultoi pozitivë me koronavirus.

Lazio pagoi plot 18 milionë euro plus 2 milionë të tjera bonuse për kartonin e gjigantit kosovar në arkat e Fenerbahce. Vedati zhvilloi 32 ndeshja me skuadrën turke në sezonin e kaluar, ku shënoi dhe 15 gola për ta.