SPORT, 27 Shtator 2020, 09:36

U largua nga skuadra e Tiranës, Gentjan Muça: Kjo ishte arsyeja


Tirana i habiti të gjithë ditën e djeshme, teksa me një postim në profilin e klubit, njoftoi largimin e mbrojtësit Gentjan Muça nga skuadra.

Një largim i papritur ky, me futbollistin që kishte rinovuar kontratën më 8 gusht. Lojtari tashmë pritet të vazhdojë karrierën në Kosovë, ku është shumë afër firmës me Prishtinën.

Muça ka bërë një postim emocionues së fundmi në rrjetet sociale, ku tregon edhe pse u larguar.

“Me ty u linda, me ty u rrita… Dhe jo vetëm, por me ty e ndava gëzimin dhe hidhërimin.

Ty të kushtova rininë dhe karrierën time dhe si këmbim mora mbrapsht diçka që nuk blihet me para. Mora më të bukurën prej teje, mirënjohjen, dashurinë dhe duartrokitjet e të gjithë tifozerisë bardh e blu.

Ndaj për respekt të të gjithë dashamirësve bardh e blu, ndjej detyrim të sqaroj se largimi im nga KF Tirana erdhi për arsye profesionale.

Kam akoma mundësi për të kontribuar në fushën e blertë. Faleminderit për gjithçka. Gent Muça, njoni prej jush! Gjithmonë bardh e blu”, shkruan Muça.