SPORT, 27 Shtator 2020, 08:30

Bojkoti/ Sot java e tretë, ku do të protestojnë dhjetë klubet e Superiores

Bojkoti/ Sot java e tretë, ku do të protestojnë dhjetë


Bojkoti vazhdon, protestat simbolike po ashtu. Kategoria Superiore duhet të kishte nisur dhe dje e sot të zhvilloheshin takimet e javës së tretë, por qeveria deri më tani ka hezituar të plotësojë katër kërkesat e tyre për Ligjin e Sponsorizimit, uljen e TVSH-së në 6 %, faljen e gjobave dhe kamatëvonesave për detyrimet fiskale, si dhe zerimin e tatimit mbi pagën për 10 vite e jo për dy.

Edhe sot, prej orës 16:00, ekipet do të zbresin në fushë sipas kalendarit. Në Durrës, Shkodër, Ballsh, Kamëz (shtëpia e Kastriotit sivjet) dhe Tiranë, ekipet do të rreshtohen dhe futbollistët do të lexojnë një tjetër mesazh.

Klubet presin që kërkesat e tyre të plotësohen, madje dy ditë më parë kanë dorëzuar edhe një relacion të zgjeruar dhe me argumenta se pse qeveria duhet të plotësojë kërkesat që krijojnë një shtrat zhvillimi për sportin shqiptar.

KATEGORIA SUPERIORE – Java 3

Teuta-Kukësi

Vllaznia-Tirana

Bylisi-Skënderbeu

Kastrioti-Apolonia

Partizani-Laçi