AKTUALITET, 15 Mars 2020, 13:28

Vdes nga koronavirusi arkitekti i madh italian. Realizoi mbi 1600 projekte


Koronavirusi mori të dielën jetën e arkitektit të madh italian, Vittorio Gregotti. Urbanisti dhe teoricieni i arkitekturës u shua të dielën në Milano, për shkak të polmonisë së rëndë të shkaktuar nga Covid-19.

Në moshën e tij kishte shumë pak gjasa t’ia dilte. Edhe gruaja e tij, Marina Mazza është e shtruar në të njëjtin spital. Ishte i shtruar në klinikën San Giuseppe rë Milanos, dhe ishte 92 vjeç. Në 1975 ai kishte kuruar Bienalen e Venecias, e para në të cilën arkitektura ishte shfaqur zyrtarisht “si një shtrirje e sektorit të Arteve Pamore”.

Puna e tij e fundit ishte rinovimi i një fabrike të dikurshme në Teatrin Leopolda në Follonica (Grosseto).

Ka realizuar mbi 1600 projekte. Mes projekteve më të rëndësishme nga “Gregotti Associati International” (e themeluar prej tij në 1974) janë plani i zhvillimit të lagjes Bicocca të Milanos (1985-2005), Qendra Kulturore e Belem në Lisbonë (1988-1993), Teatri lirik i Aix-en-Provence (2003-2007), etj.

Në mediat sociale ngushëllojnë jo vetëm italianë, por të gjithë entuziastët e arkitekturës: mesazhe nga Japonia, Spanja, Shtetet e Bashkuara.

https://www.corriere.it/cultura/20_marzo_15/morto-vittorio-gregotti-maestro-dell-architettura-novecento-ba9468ca-6699-11ea-a26c-9a66211caeee.shtml