TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Partia Demokratike ka kërkuar që të vendoset karantinimi i plotë 14 ditor për të penguar përhapjen e koronavirusit.
Në një reagim për media selia blu shprehet se është kundër vendimit të qeverisë për të lejuar qarkullimin e mjeteve private ,vetëm një orë pasdite. Sipas demokratëve koronavirusi nuk infekton part-time.
Koronavirusi nuk infekton part-time, sipas orareve që cakton nga shtëpia Edi Rama. Ose ka, ose nuk ka karantinë. Ose lejohet lëvizja për punë në oraret individuale të punës, ose nuk lejohet! Vendimet gjysmake janë si të vërtetat gjysmake, dëmtojnë më shumë.
Partia Demokratike vlerëson se për shkak të situatës së krijuar, karantina totale, për një periudhë 14 ditore fillimisht, është një zgjidhje që ndihmon në mospërhapjen e gjerë të virusit dhe për të vlerësuar përmasat e përhapjes së tij nga ekspertët. Në kushtet kur qeveria nuk përmbush detyrimin ligjor që të dezinfektojë rrugët, parqet apo pallatet, qytetarët duhet të qëndrojnë në shtëpi sa më shumë të jetë e mundur. Kjo masë duhet të shoqërohet menjëherë me miratimin nga qeveria të paketës së masave për pasojat social-ekonomike të krizës”, thekson PD.
Më tej demokratët kërkojnë nga qeveria të vërë në zbatim tre masa financiar, për t’i ardhur në ndihmë bizneseve, punonjësve dhe të alokojë ndihmë ekonomike për të papunët dhe familjet në nevojë.
“Është koha që Edi Rama të mos kërkojë sakrifica vetëm nga qytetarët.
Për të përballuar qëndrimin e qytetarëve në shtëpi, shteti duhet të rimbursojë të plotë pagën e tyre. Në vend që të bëjë mjekun, sanitarin, policin apo ushtarin, Edi Rama duhet të bëjë tani Kryeministrin! Të miratojë paketën social ekonomike, që përfshin, ndër të tjera:
Jeta e shqiptarëve nuk ka çmim!”, thekson PD.