AKTUALITET, 14 Mars 2020, 20:47

Vdes nga koronavirusi 47-vjeçari në Bergamo, punonte si operator në spital

Vdes nga koronavirusi 47-vjeçari në Bergamo, punonte si operator

Një operator teknik në qendrën operative të spitalit Papa Giovanni XXIII në Bergamo, spitali në qendër të urgjencës së koronavirusit, vdiq mbrëmë, pasi u infektua nga Covid-19.

Rezultati e analizave janë ende në pritje por burimet shëndetësore janë pothuajse të sigurta se ai u godit nga koronavirusi, raporton laRepubblica.

Emri i tij ishte Diego Bianco, nga Montello në provincën e Bergamo, i martuar dhe baba i një djali.

Disa netë më parë, stacioni i cili mbledh thirrje urgjentenga Brescia dhe Sondrio ishte mbyllur dhe dizifektuar edhe sepse operatorët e tjerë kishin shfaqur simptoma dhe kishin qëndruar në shtëpi.

Thirrjet ishin drejtuar në termocentralet e tjerë të Lombardisë. 47 vjeçari është një nga viktimat më të reja nga koronavirusi.

“Bergamo është krahina më e prekur – thotë ish sekretari i Partisë Demokratike Maurizio Martina – këtu numri i infeksioneve vazhdon të rritet.

Spitalet janë në tension të madh, si dhe 112 dhe puna e mjekëve të përgjithshëm është shumë e vështirë.

Bergamo është çështje kombëtare dhe të gjithë duhet të na ndihmojnë tani “.