AKTUALITET, 14 Mars 2020, 17:51

Presidenti Donald Trump testohet për koronavirus

Presidenti Donald Trump testohet për koronavirus
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, është testuar për koronavirus. Ai është ende në pritje të rezultatit, i cili duhet të dalë brenda 24 orëve. Presidenti Trump ka patur kontakte direkte dhe indirekte me disa persona, të cilët kanë rezultuar të prekur nga koronavirusi. Kujtojmë se Trump, u takua dhe i dha dorën Presidentit brazilian, Bolsonaro, i cili ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Në SHBA janë infektuar rreth 2100 persona dhe kanë ndërruar jetën 50 persona. Ndërsa në shkallë globale, janë infektuar 150,000 persona dhe kanë humbur jetën 5500 persona.

Pas Kinës, Italia është vendi më i prekur nga koronavirusi dhe mbi 1 mijë të vdekur.

/TPZ.al/