LIFESTYLE, 15 Janar 2019, 08:36

Vazhdojnë ngricat, moti për sot

Vazhdojnë ngricat, moti për sot

Dita e sotme do të karakterizohet me mot të kthjellët në të gjithë territorin, përjashtuar vranësira kalimtare në orët e mëngjesit në zonën e verilindjes dhe juglindjes. Në të gjithë territorin ka pasur ngrica, duke krijuar vështirësi edhe për qarkullimin e mjeteve.

Mjegull/mjegullinë në orët e mëngjesit.

Ngrica të forta në zonat malore dhe akset rrugore për shkak të temperaturave të ulëta në vlerat minimale.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim 1-25 m/sek, intensive dhe me rrahje përgjatë vijës bregdetare dhe një valëzim të forcës 1-2 ballë, me lartësi vale deri 1.5 metra.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C
Shkodër -5/1 diell
Kukës -10/-3  diell
Lezhë -3/1  diell
Dibër -12/-5  diell
Durrës 2/7  diell
Tiranë 0/6  diell
Elbasan -2/4  diell
Berat -5/4  diell
Vlorë -1/7  diell
Korçë -8/-2  diell
Gjirokastër -4/5  diell
Sarandë 2/10  diell