LIFESTYLE, 13 Janar 2019, 09:54

FOTO/ Fansja e ofendoi keq, Rozana Radi i kthen asaj përgjigjen epike

Rozana Radi është një nga këngëtaret më të njohura shqiptare, e cila prej disa kohësh publikon në profilin e saj në Instagram disa video humoristike ku interpreton lloje të ndryshme femrash në këto video që i quan “Femzana”.

Këto video kanë tërhequr vëmendjen e publikut dhe shumë njerëz e përgëzojnë këngëtaren për humorin që sjell në to.

Mirëpo, së fundmi një ndjekëse e ka ofenduar Rozanën në njërën prej këtyre videove. “Pah sa debile këto.

Çfarë mban o dhe”, shkruan ndjekësja. Ky koment nuk i ka pëlqyer Rozanës, e cila e ka publikuar në Instastory dhe i ka kthyer publikisht përgjigjen epike ndjekëses që e ofendoi. “Tek videot me humor të femzanave na ka komentuar një “zonjë”.

Thua mos ta ketë kuptuar sensin e videos? Po dhe nëse s’e ka kuptuar se ndoshta e ka të vështirë t’a kuptojë, ka mundësi zonjë, juve si ju mban toka, vertikalisht apo horizontalisht?”, shkruan Rozana në postimin e saj.