AKTUALITET, 19 Prill 2021, 14:23

Komiteti Teknik: Vitet e para dhe të dyta në gjimnaze do të kthehen në klasa

Komiteti Teknik: Vitet e para dhe të dyta në gjimnaze do të

Gjatë mbledhjes së Komitetit Teknik, u vendos që vitet e para dhe të dyta të gjimnazeve, që deri më tani kanë zhvilluar mësim online, në vijim do ta kryejnë atë në mënyrë të kombinuar duke shkuar edhe në klasa.

Fjala e Rakacollit:

Padyshim që ka filluar të ndihet edhe efekti i vaksinimit masiv.

Ajo që vihet re në Rajon situata paraqitet ndryshe, ndryshe nga vendi ynë, në fqinjët tanë, në Maqedoninë e Veriut numri rasteve janë shtuar, por edhe i jetëve të humbura, e kjo duket në grafikët e paraqitura. Sfida e komitetit tonë është përmirësimi i indikatorëve.

Duke parashikuar faktorët do të merren edhe masat. Mos respektimi nga subjektet elektorale mund të ndikojë në rritjen e rasteve.

Festa e Pashkëve do të sjellë edhe ardhje nga vendet e terja. Kujtojmë se vitin e kaluar, në Pashkë u rritën rastet, dhe numri i jetëve.

Duke pasur situatën lokale, ku e zë Gjirokastra.

Nga dita e nesërme qëndrimi në karantinë dy javore për personat që vijnë nga Maqedonia dhe Greqia deri më 3 maj.

Nxënësit e viteve të parë dhe të dyta që kanë qenë në mësim online, mund të fillojnë edhe mësimin në klasë.