TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Tre emra që mbajtën të gozhduar tifozët në orët e fundit të merkatos.
Lajme të ndryshme që qarkullonin, por në fund erdhi zyrtarizimi. Në fakt ndodhi kur në vendin tonë e kishin marrë një sy gjumë.
Antoine Griezmann zyrtarisht është rikthyer tek Atletico Madrid, në huazim me detyrim blerje.
Kampionët e Spanjës do të duhet të paguajnë verën tjetër 40 milion euro dhe e kanë detyrim për ta blerë francezin.
Barcelona nga ana tjetër ka arritur marrëveshjen me Sevilla dhe ka njoftuar afrimin e sulmuesit Luuk De Jong.
Koeman e donte një qendërsulmues dhe katalanasit e morën në huazim me të drejtë blerje.
Lëvizja tjetër që u zyrtarizua është kalimi i Saul Niguez nga Atletico Madrid te Chelsea.
Një merkato për notën 10 nga londinezët, që e huazuam mesfushorin për 5 milion euro dhe verën tjetër mund ta blejnë për 40 milion euro.