AKTUALITET, 4 Qershor 2019, 22:40

“Valencia fiton me nga një gol për pjesë”, zbulohen detajet e trukimeve në La Liga

“Valencia fiton me nga një gol për pjesë”, zbulohen

Një javë pas arrestimeve zbulohen të tjera detaje rreth skandalit te trukimeve në Spanjë. Mediat publikuan bisedat telefonike te ndeshjes se fundit te kampionatit, Valladolid-Valencia, ku miqtë fituan 2-0 dhe siguruan një vend në Champions Legaue.

“Kemi blerë shtatë lojtarë. Valencia do të fitojë duke shënuar nga një gol në çdo pjesë të lojës”, ishin fjalët e Carlos Aranda, ish-futbollistit spanjoll, organizatori i trukimit, i cili ka pasur kontakte me kapitenin e Valladolid, Borja Fernandez që u largua nga futbolli pas asaj ndeshje.

Ky i fundit bindi 6 futbollistë te tjerë të ekipit, duke u ofruar para për të toleruar.