LIFESTYLE, 19 Tetor 2018, 08:34

Parashikimi i motit 19 tetor 2018

Parashikimi i motit 19 tetor 2018

Gjatë ditës së sotme do të mbizotërojnë kthjellime dhe vranësira kalimtare në bregdet e zonat e ulëta por vranësira më të shpeshta paraqiten në zonat malore, kryesisht veriore-verilindore.

Pasditja do të shoqërohet me vranësira dhe intervale të shkurtra kthjellimesh në pjesën më të madhe të vendit përjashtuar zonat malore ku gjatë natës priten vranësira të dendura.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten lehtë në vlerat minimale por konstante mbeten vlerat e mesditës duke ruajtur maksimumin në rang territori 28°C.

Era do fryjë mesatare gjatë ditës por forcohet natën duke arritur shpejtësinë maksimale 45 km/h nga drejtimi Veriperëndimor. Për pasojë në brigjet detare gjenerohet dallgëzim 3 ballë. TPZ.AL