LIFESTYLE, 19 Tetor 2018, 09:58

Arrestimi i “Stresit”, flet e ëma: Hakmarrje 24 orëshe, kjo është arsyeja

Arrestimi i “Stresit”, flet e ëma: Hakmarrje 24 orëshe,

Mamaja e “Stresit”, këngëtarit të njohur Arkimed Lushaj, thotë se arrestimi i djalit të saj është një “hakmarrje 24 orëshe” pasi i shoqi i saj paditi Taulant Ballën.

Padia që i bëri bashkëshortit im zotit Taulant Balla, mënjeherë u kthye restoja me ndalimin dhe arrestimin e Stresit. Pra është një hakmarrje 24 orëshe’, shprehet ajo.

Shpresa Lushaj ka thënë për gazetën “Panorama” se “Stresi” nuk është as bandë dhe as grup kriminal, por një artist i lirë.

“U bë një gjyq pa njoftuar fare, duke thënë se ishte në procedim, po e ndiqnin. Një vendim i pabesueshëm në kuptimin që nuk ka ndodhur një krim, Stresi nuk është as bandë dhe as grup kriminal. Absolutisht është një artist i lirë”, ka shtuar ajo.

Arkimed Lushaj u arrestua dy ditë më parë në një hotel në Tiranë. Policia tha se ai ishte pjesë e një bande kriminale që shpërndanin narkotikë në kryeqytet. “Stresit” gjatë arrestimit iu gjet një armë dhe drogë. Por sipas nënës së tij arma nuk është e tij. Sipas aj djali i saj ka qenë në një ditëlindje dhe më pas ka fjetur në hotelin ku u arrestua nga policia.