AKTUALITET, 5 Prill 2021, 14:11

“Ushqimet me lista, një normalitet i qeverisë Rama”, Bardh Spahia: Më 25 Prill, do të bëjmë ndryshimin me votën për PD

“Ushqimet me lista, një normalitet i qeverisë Rama”, Bardh

Kandidati i PD Bardh Spahia është takuar me banorë të Shtojit në Njësinë Administrative në Rrethina në Shkodër, prej ku është shprehur se banorët e kësaj zone jetojnë çdo ditë me fenomenet “Mungesë investimesh, harresë totale e qeverisë, ushqime me listë, mungesë punësimi, emigracion”.

Spahia ka shkuar derë më derë duke u njohur me këto problematika, të cilat sipas tij, gjatë tetë viteve të fundit e kanë bërë më të vështirë jetesën e këtyre banorëve.

“Bashkëbisedimi me ta nxjerr në pah këto vështirësi të përditshme. Janë të braktisur nga shteti dhe kërkojnë shpresë, kërkojnë zhvillim ekonomik për familjet e tyre, për të ardhmen e tyre.

I garantova këta banorë se programi i Partisë Demokratike, ka një plan konkret për ekonominë, për familjen për rininë, për rikthimin e shpresës për të ndaluar emigracionin masiv”, është shprehur kandidati i PD Bardh Spahia.

Sipas tij, këto zgjedhje nuk janë as për Bashën, as për Ramën, janë për të ardhmen, për shpresë, për zgjidhje, të cilat i ofron vetëm programi i Partisë Demokratike.