AKTUALITET, 5 Prill 2021, 13:00

Glauk Konjufca: Serbia e mbushur me varre masive të shqiptarëve, nuk ka paqe pa pranuar krimet

Glauk Konjufca: Serbia e mbushur me varre masive të shqiptarëve, nuk

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka deklaruar nga Rezalla e Skënderajt se Serbia duhet ë njohë pavarësinë e tyre.

Konjufca thotë se Serbia është e mbushur me varre masive të shqiptarëve, dhe me Kosovën nuk ka për të pasur paqe pa pranuar krimin.

Ai tashmë ka vetëm detyrën e kryeparlamentarit të Kosovës, pasi dje u zgjodh Presidentja e re e Kosovës, Vjosa Osmani.

“Serbia është ajo e cila është e mbushur me varre masive të shqiptarëve, Serbia është e mbushur me trupat e shqiptarëve që i fsheh dhe ky është krim i shumëfishtë, duke nisur nga rrëmbimi i trupave dhe fshehja e tyre.

Nuk ka paqe pa e pranuar krimin Serbia, dhe pa e pranuar Kosovën tonë”- tha Konjufca.