AKTUALITET, 5 Prill 2021, 11:57

“A rrezikohen zgjedhjet nga vonesat në printimin e fletës së votimit?”/ Përgjigjet Ilirian Celibashi

“A rrezikohen zgjedhjet nga vonesat në printimin e fletës

Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi ka folur së fundi për përgatitjet e zgjedhjeve, dhe për pikëpyetjet nëse fletët e votimit do të jenë gati në kohë.

Celibashi sqaroi se kur një fletë do të quhet e pavlefshme si dhe shpjegoi se vonimi i miratimit të fletës së votimit nuk do të sjellë probleme me kompaninë sllovene që do i prodhojë ato.

Ndërkohë Celibashi tha se për ata deputetët që kanë fituar mandatin por më pas prokuroria sjell dosjen e tyre që ka probleme, do u hiqet mandati menjëherë.

“Çdo gjë është gati për këto zgjedhje, kemi dhe versionin final të fletës mbi të cilët do të zgjedhin qytetarët me siguri që nëpërmjet fushatës edukuese nuk do të mungojë qartësia lidhur mbi atë se si do plotësohet kjo fletë”, tha Celibashi.