AKTUALITET, 5 Prill 2021, 12:33

Protestë kundër vrasjes së kafshëve, qytetarët: Fëmijët janë të tmerruar nga pamjet

Protestë kundër vrasjes së kafshëve, qytetarët:

Edhe ditën e sotme ka vijuar protesta e qytetarëve për mbrojtjen e kafshëve.

Një numër i vogël qytetarësh janë mbledhur për të disatën herë radhazi për të protestuar për mbrojtjen e kafshëve dhe bashkë me ta kanë marrë pjesë në manifestim edhe figura publike.

Qytetarët janë shprehur tepër të indinjuar me situatën aktuale ku kafshët vriten dhe merren zvarrë në sy të fëmijëve.

“Bashkiakët na kanë terrorizuar, tërheqin qentë dhe macet dhe fëmijët tremben, po u shkatërroni fëmijërinë ”- u shpreh qytetarja.

Qytetarë të tjerë kanë kërkuar që të shoqëria shqiptare të paktën të interesohet për destinacionin e taksave të tyre, ndërkohë që akuzoi se janë vjedhur një miliardë lekë të cilat duhet të shkonin për strehimin e kafshëve.