AKTUALITET, 27 July 2026, 11:33

Ulet numri/ Jo më shumë se 50 bashki, PS do të depozitojë brenda këtij sesioni projektligjin e ndarjes territoriale

Partia Socialiste do të depozitojë brenda këtij sesioni parlamentar projektligjin e reformës territoriale. Sipas asaj që mëson A2 CNN nga burime brenda PS, ndarja territoriale do të bëhet me jo më shumë se 50 bashki.

Socialistët dhe opozita ngritën një komision të posaçëm parlamentar për këtë reformë, por pas përfundimit të afatit, nuk u gjet dakordësi. Opozita kërkoi shtyrjen e afatit të punimeve të komisionit, ndërsa maxhoranca dorëzoi në Kuvend një raport të njëanshëm.