TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Rusët pretendojnë se një anije patrulluese dhe një avion i tyre, kanë qëlluar në drejtim të anijes britanike “HMS Defender” në detin e Zi duke e paralajmëruar që të largohej nga ujërat e Rusisë.
Sipas BBC, ministria e Mbrojtjes së Rusisë theksoi se të shtënat ishin paralajmëruese dhe se si anija ashtu edhe avioni i kërkuan britanikëve që të largoheshin nga ujërat ruse.
Incidenti pretendohet se ndodhi në jug të Krimesë ku sipas rusëve anija britanike ndryshoi papritur kursin duke u futur në ujërat e Rusisë. Pas kësaj, një avion rus SU24-M lëshoi katër bomba pranë anijet britanike, ndërsa anija patrulluese ruse po ashtu qëlloi pranë britanikëve.
Megjithatë kjo është mohuar nga britanikët. Ministria e Mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar ka mohuar që "HMD Defender", të jetë qëlluar.
Fill pas ngjarjes së rëndë, atasheu ushtarak britanik në Moskë u thirr pranë ministrisë së Mbrojtjes.
“HMS Defender” është pjesë e flotës britanike që po zhvillon stërvitje në detin e Zi, gjë e cila ka nervozuar jo pak Kremlinin.
Putini ka dërguar dhjetëra anije ushtarake në detin e Zi në kuadër të një stërvitjeje, ndërkohë që ka kërcënuar Perëndimin që të mos mbështesë Ukrainën kundër tyre.