TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Banorët e fshatrave Povelc e Darzezë në Fier shprehen se ujqërit dhe çakenjtë janë kthyer në një shqetësim serioz për bagëtitë e tyre dhe për jetën e fëmijëve. Të shqetësuar, në një prononcim për Repor TV, banorët deklarojnë se kafshët e egra shfaqen nga pylli Bishtmbret, dhe prej tre vitesh bëjnë kërdinë në bagëti.
“Ujku është pothuajse i përnatshëm këtu, po mos ta ndjejmë që në moment ai të bën hatanë. Para një muaji ma mori kafshën. Çakalli ka frikë nga ujku, kur nuk i ndjen çakejtë është ujku në zonë. Kur largohet ujku që këtu fillojnë çakejtë ulërijnë,”- shprehet një banor.
Ish-kryeplaku i fshatit shton më tej se tufat e ujqërve kanë ngrënë brenda një nate edhe 18 krerë bagëti.
“Sot e 3 vjet ka rënë ujku këtu në fshat dhe kanë ngrëne 18 krerë bagëti brenda në vathë. Kanalet janë pa pastruar dhe ai rri në kanal freskët. Edhe pardje po bën 2-3 ditë i ka marrë një gjitonit tonë këtu 3 krerë qengja. Ne këtë zanat kemi vetëm që rrimë mblidhemi familjarisht e ruajmë mallin që të mos hyjë këtu brenda,”- u shpreh ai.