TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një burrë 33 vjeçar shqiptar përfundoi në prangat e policisë italiane, pasi dhunoi dhe kërcënoi me thikë gruan e tij, me të cilën ishte në prag të divorcit.
Për të shpëtuar nga dhuna dhe agresioni, gruaja ishte larguar bashkë me dy fëmijët e saj disa ditë më parë nga Lombardia për në Xhenova.
Por, kjo nuk e kishte penguar ish-burrin e saj për ta ndjekur, e kishte pritur jashtë apartamentit, duke e kapur për flokësh dhe duke i vendosur një thikë në fyt.
Ndërsa doli nga dhoma ku kishte kaluar mbrëmjen, ajo gjeti ish-burrin e saj duke e pritur.
Sidoqoftë, gruaja arriti të telefonojë policinë duke e detyruar ish-partnerin e saj të largohej, i cili para se të ikte i grabiti portofolin dhe çelësat e veturës. Policia arriti ta arrestonte burrin që po ikte me makinën e tij. Në makinë, agjentët gjetën dy thika dhe sende të vjedhura. 33-vjeçari u arrestua dhe u transferua në burgun “Marassi”.