TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dy vëllezër shqiptar nga Suhareka në Kosovë kanë ndërruar jetë brenda 24 orësh.
Mediat kosovare shkruajnë se ata ishin mjaft të lidhur me njëri-tjetrin. Mylsim dhe Imer Hasani kishin vetëm katër vite diferencë.
Myslim Hasani 54-vjeç ka ndërruar jetë si pasojë e një sulmi në zemër, dhe ende pa e përcjellë për në banesën e fundit, ka ndërruar jetë edhe i vëllai.
Ky i fundit njihet në trojet kosovare edhe si muzikant i muzikës rapsodike.
Ata u përcollën për në banesën e fundit në Suharekë pranë të atit, ndërsa pandemia pengoi vëllain e tyre të merrte pjesë në ceremoni për shkak se jeton përtej kufirit.