AKTUALITET, 27 Qershor 2020, 22:48

Katër raste me Covid-19 në Sarandë, zyrtari i klubit të futbollit infekton prindërit dhe dy shokët

Katër raste me Covid-19 në Sarandë, zyrtari i klubit të

Katër raste të tjera janë konfirmuar pozitivë me Covid-19 pasditen e sotme në Sarandë. Personat e infektuar janë kontakte të afërta, të rastit të konfirmuar pozitiv ditën e enjte.

Nga 22 tamponët e marrë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, prindërit dhe dy shokët e personit të infektuar.

Janë marrë masa për dezefektimin e Bashkisë Sarandë, dhe ambienteve të tjera që ai ka frekuentuar pasi, personi i rezultuar pozitiv ditën e enjte është zyrtar i një klubit të futbollit Butrinti në Sarandë.

Pas katër rasteve të sotme, numri total i të infektuarëve në Sarandë ka shkuar në shtatë.