AKTUALITET, 26 Shtator 2020, 13:08

U vra nga RENEA, përcillet për në banesën e fundit 71-vjeçari Lefter Zhidru

U vra nga RENEA, përcillet për në banesën e fundit


Është përcjellë ditën e sotme për në banesën e fundit Lefter Zhidru, 71-vjeçari që terrorizoi një lagje të tërë në Elbasan.

Në ceremoninë mortore morën pjesë një numër i kufizuar njerëzish për shkak të masave kufizuese të vendosura prej pandemisë.

Zhidru u varros në fshatin Xarrë në Sarandë, ku ishte edhe vendlindja e tij. Familjarët nuk kanë pranuar të flasin për mediat.