AKTUALITET, 26 Shtator 2020, 12:27

“Është një detyrë urgjente”, Meta: Demokracia nuk mund të sajohet, kërkon energjinë e të rinjve, ndryshe ajo zvetënohet

“Është një detyrë urgjente”, Meta: Demokracia


Presidenti Ilir Meta ka publikuar një analizë të profesor doktor Bajram Hysa, botuar në Panorama, për të cilën thotë se i bën të gjithë të reflektojnë.

Në postimin e tij në rrjetet sociale, kreu i shtetit ka shkëputur një pasazh, për të transmetuar thelbin e mesazhit që kërkon të japë.

Theksi vihet tek roli i të rinjve, që është i domosdoshëm në një demokraci të vërtetë, e që pa energjinë e tyre, pjesëmarrjen aktive të tyre e gjithë popullsisë, demokracia do të mbetet e mangët dhe e brishtë.

Këtë Presidenti Meta e sheh si një detyrë urgjente.

POSTIMI:

Një analizë e shkëlqyer e Prof.Dr.Bajram Hysa, që na fton për reflektim të gjithëve:

“Demokracia nuk mund të sajohet. Demokracia kërkon energjinë e të rinjve, ndryshe ajo zvetënohet.

Pa një pjesëmarrje aktive të popullsisë në tërësi dhe të të rinjve në veçanti, demokracia do të mbetet e mangët dhe e brishtë. Kjo është një detyrë urgjente.

Vetëm kështu ata do të luajnë plotësisht rolin e tyre si qytetarë. Vetëm kështu ata do t’i gëzohen lirisë dhe dinjitetit. Por që të realizohet kjo, duhet të funksionojë edukimi.”