AKTUALITET, 2 Prill 2019, 22:35

U vra në konsullatën saudite në Stamboll, fëmijët e gazetarit marrin pagesa marramendëse nga qeveria

Fëmijët e gazetarit të vrarë në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll, Jamal Khashoggi kanë marrë shtëpi multimilion dollarësh dhe paguhen me mijëra dollarë në muaj nga shteti saudit.

Katër fëmijët e tij – dy djem dhe dy vajza- u është dhënë secilit nga një shtëpi në Jeddah me vlerë deri në 4 milion dollarë secila.

Ata gjithashtu marrin pagesa prej së paku 10,000 $ në muaj me një pagesë shtesë që arrin dhjetëra miliona dollarë secili.

Pagesat “kanë për qëllim pjesërisht të sigurojnë që fëmijët të tregojnë përmbajtje në deklaratat e tyre publike”, raportoi Washington Post, pasi bisedoi me zyrtarët sauditë të përfshirë në negociata.

Shtëpitë janë të vendosura brenda një kompleksi në Jeddah, me pronën më të madhe që i është dhënë djalit të madh Salah (në foto poshtë), i cili është i vetmi fëmijë që ka jetuar tërë jetën në Arabinë Saudite.

Tre fëmijët e tjerë – vajzat Noha dhe Razan, dhe i biri Abdullah – jetojnë në Shtetet e Bashkuara dhe pritet të shesin pronat e tyre.

Por, Arabia Saudite mohoi që pagesat jepeshin si “para gjaku” dhe që synonin blerjen e heshtjes së familjes, duke thënë se pagesat ishin thjesht pjesë e kulturës arabe.