AKTUALITET, 2 Prill 2019, 22:08

Publicisti holandez: Pse Arta Marku nuk mund të rikandidojë si Prokurore e Përgjithshme

Publicisti holandez: Pse Arta Marku nuk mund të rikandidojë si

Akademiku dhe kontribuesi i Exit.al, Vincent Van Gerven Oej, në një lidhje telefonike në emsionin “Tempora” në RTV Ora, deklaroi se Arta Marku nuk mund të rikandidojë për Prokuror të Përgjithshëm.

Ai shprehet se nëse kjo ndodh, do të shkelet ligji.

“Deri sot ka funksionuar si prokurore e përgjithshme. Ka shkarkuar dhe kjo nuk lejohet as në Kushtetutë dhe as në ligj sepse kjo i përkiste KL-së. Gjatë periudhës së tranzicionit prokurori i Përgjitshëm nuk ka tagrin për shkarkim por mund të modifikojë strukturën renda prokurorisë. Gjatë kësaj kohe ka shkelur hapur ligjin dhe Kushtetuten. Arta Marku nuk mund të rikandidojë. Nëse ajo si zv. prokurore ka shkelur ligjin . Nëse ajo zgjidhet sërish si prokurore e Përgjithshme kjo nuk është e lejushme pasi ligji e ndalon.

Në të dyja intepretimet ka pasur shkelje ligjore. Nëse ajo është si zv.prokurore ka shkelur qartazi ligjin shqiptar. Nëse ajo është zgjedhur si Prokurore e Përgjithshme ajo duhej të ishte zgjedhur me 3/5 të votave”, u shpreh Vincent Van Gerven Oej.