TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Lajmi që moderatori Erion Zeqiraj u nda nga e dashura e tij qarkulloi me shpejtësi në mediat online.
I ftuar në emisionin “Vizioni i Pasdites” në Vizion Plus, Erioni i përgënjeshtroi këto lajme duke thënë se ishte vetëm një shaka dhe nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.
“Bëjnë shaka, bëjnë shaka. Mesazhi më i bukur që kam marrë ishte ,ngaqë jemi duke rregulluar shtëpinë, këta që bëjnë arredimet e shtëpisë thanë ‘gjithë ai projekt i bukur kaq shpejt u prish’. Mos u bëj merak i thashë unë sepse do vijmë ta bëjmë shtëpinë prap te ju”, u shpreh Erioni me humor.
Kujtojme se në maj të këtij viti, moderatori i njohur prezantoi për herë të parë të dashurën, Blerta Ligaj. Ai tregoi se e kishin bërë publike pa dashje lidhjen e tyre, duke publikuar ca foto gabimisht në rrjete sociale.