AKTUALITET, 4 Prill 2020, 23:34

U shtrua sot në spital, ndërron jetë viktima e 20-të nga COVID-19 në Shqipëri

U shtrua sot në spital, ndërron jetë viktima e 20-të nga

Ka ndërruar jetë në mbrëmje në spitalin e Shkodrës viktima e 20-të e COVID-19 në Shqipëri.

Ajo është R. H dhe ndërroi jetë në spitalin e Shkodrës.

E infektuara u ekzaminua pozitiv me COVID-19 gjatë ditës së sotme. 80-vjeçarja është viktima e parë e COVID-19 në Shkodër dhe e 20-ta në Shqipëri.