TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Xhenierët e Komandës Mbështetëse nisën menjëherë punën për ndërtimin e urës së Kalivaçit në bashkinë e Lezhës. Ura u shemb nga prurjet e shumta të ditëve të fundit duke izoluar rreth 1500 banorë të fshatrave Kalivaç, Ungrej, Kashnjet, Vig e Kastër.
Menjëherë pas mbushjes së krahut të dëmtuar, xhenierët e FA do të nisin montimin e urës tip “bailey”. Ura do të jetë 21 m e gjatë dhe veç të tjerash, frekuentohet nga nxënësit e 5 shkollave 9-vjeçare në zonë.