AKTUALITET, 27 Gusht 2018, 13:29

Mesila Doda: Rama, një pasunar i ri, i pangopur e fshatar pa shije, që të sjell ndër mend bella mafian

Mesila Doda: Rama, një pasunar i ri, i pangopur e fshatar pa shije, që

Ish-deputetja e PD-së, Mesila Doda, e cila për momentin militon tek PDIU e Shpëtim Idrizit, ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama.

“Këtij nuk i thuhet “Sulltan” se i përkëdhelet sedra e të sëmurit mendor … këtij i thuhet siç e meriton; është pasunar i ri…, i pangopur e fshatar.

Asnjë qytetar normal i këtij vendi nuk luan mendsh e të marrë helikopter, charter, selfie me yjet e futbollit, bluzet e personalizuara.

Këto janë veprime për dikë që s’i kanë parë sytë asgjë gjithë jetën… të pangopur e arrogant, trafikant ordinerë edhe në shije… jetesa e këtyre të sjellë ndër mend bella mafian.

Turp që i thonë vetes “qytetarë”… këta janë pasunarë të rinj me shije kitsch”, shkruan e revoltuar Doda.