LIFESTYLE, 15 Shtator 2018, 11:37

Habit Stresi: 'Më vdekt kryeministri por jo doktori'

Habit Stresi: 'Më vdekt kryeministri por jo doktori'

Teksa ka qenë i pranishëm në emisionin “Zonë e Lirë”, reperi i njohur Stresi ka treguar mbi aktivizimin e tij në politikë dhe faktin se është demokrat me shpirt.

“Ti betohesh për kokë të doktorit?”, e ka pyetur Çani Stresin, ndërsa reperi është përgjigjur se nuk e ka bërë asnjëherë këtë betim.

“Jo unë nuk jam betuar asnjëherë për kokë të doktorit (referuar Sali Berishës). Mund të betohem ‘Më vdekt kryeministri’, por jo për doktorin”, është shprehur Stresi.