TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ai është djali simpatik, i cili ka shumë vite që na bën shoqëri mbrëmjeve, teksa lexon lajmet në edicionin qendror në Tv Klan. Gjithashtu, ai është pjesë e stafit të programit “Opinion”, të gazetarit Blendi Fevziu. Vjet, gjatë muajit gusht, paparazzi ynë e fotografoi Drinin në plazhin e Dhërmiut, në shoqërinë e një vajze të panjohur. Ishin interesante pozat e shkrepura, që tregonin momentet me njëri-tjetrin.
Në fakt, kjo është një zgjedhje që e bëjnë shumë personazhe publikë, të cilët edhe pse kanë lidhje serioze, të cilat nuk i mbajnë klandestine, përsëri nuk duan të prononcohen publikisht mbi to. Dhe kjo lidhje e Drinit duket që nuk është nga ato kalimtaret, sepse paparazzi ynë e ka fotografuar pak ditë më parë përsëri në plazhet e Jugut dhe përsëri me të njëjtën femër. Dy të rinjtë, mesa duket e kanë mbyllur ditën e plazhit dhe po bëjnë gati sendet e tyre personale për t’i futur në makinë.
Këto foto janë prova më e fortë që Drini nuk qenka ai djali playboy, i cili bën aventura dhe ndërron partnere siç mund të pëshpëritet në ambientet gazetareske. Ja ku e i kemi provat që ai ka një partnere fikse dhe zyrtare. Por nuk e dimë edhe për sa kohë kanë vendosur që ta mbajnë këtë lidhje kështu, larg vëmendjes së njerëzve. Ne nuk e dimë identitetin e vajzës që të shohim çfarë publikon ajo në rrjetet sociale, por në profilin e Drinit në rrjetet sociale nuk ka as edhe një foto me të ose me ndonjë vajzë tjetër. Sa shumë mister ka ky Drini! Na lexon kaq shumë lajme për të tjerët dhe nuk tregon asnjë për vete!