TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli i ka përcjellë ngushëllime familjes së futbollistes shqiptare, Floriana Ismaili, e cila u gjet e vdekur në liqenin e Comos në Itali.
“Zemrat dhe mendjet tona janë me familjen Ismaili, që humbi vajzën Florianën. Ngushëllime familjes, të gjithë miqve dhe sportdashësve”,shkruan Veseli
Trupi i futbollistes shqiptare të Zvicrës dhe Young Boys, Floriana Ismailit, u gjet sot 204 metra në thellësi të liqenit Comos. Futbollistja 24-vjeçare u raportua e zhdukur të shtunën e kaluar.
