TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në një intervistë për Syri tv e Pjetër Gavoçi kushëriri i Xhulio Prelës tregon për udhëtimin e fundit që bëri me efektivin e policisë nga Rinasi në shtëpinë e tij në Shkodër.
Ai kishte ardhur nga Anglia dhe do të udhëtonte për në shtëpinë tij.
E PLOTË:
Ju jeni personi i fundit që jeni takuar me efektivin i cili është vrarë dy ditë më parë, Xhulio Prelën. Çfarë i kërkuat ju atij?
Unë pata marrë motrën në telefon dhe i thashë a mundesh me më dalë para. Kam fol tre dite para.
Ditën e fundit e kam marrë prapë dhe me tha se nuk mundem Pjetër se është kjo koha e pandemisë pas orës 10 të natës, dhe me tha se vjen Xhuli me të marrë në Rinas.
Unë i thashë lene mos e nxirr djalin hiç se marr taksi edhe vij. Edhe me tha mua se xhulio ka qef me të taku. Kam ardh në orën 12.10 edhe kam shku te makina me ta. Prej te makina më dha një cakamk se desha me ndez cigare e ma la kujtim për tanë jetën.
Ka shku ka paguar bileten e parkingut. Kena ndejt duke ba muhamet ne makinë. Na ka shku rruga si me kenë tu hyp në makinë e duke u ul direkt.
Kena ardh te shpia edhe ju luta ketër - pesë herë qe të rrijë këndej, sepse edhe motra më pati thenë që të mos e leja të lëvizte natën. Nuk mundem me fjetë kund me ka thënë. I thashe motrës së nuk degjoj me ndejt.
Nuk ma dha zoti që ti thoja ta merrte rrugës e te dinim ku ishte rrugës.
Ka ardh motra në mëngjes dhe me ka thënë hajde se ka bërë aksident Xhulio. Kam shku ne Lezhë, kur kena shku te spitali, thotë oficeri i policisë “rrofshi vete”.
Pastaj me mori pese metra me andej e me tha se nuk është çeshtje aksidenti, e kane vra me tha. Kaq është kjo
Gjatë rugës që erdhët nga Rinasi e deri në banesë a kishte shqetësime?
Asnjë lloj shqetësimi. Ishte krejt i lumtur, asnjë lloj telefonate. Vetem me motrën ka fol që i tha që e more vëllain.
Kam pas punu edhe tek lokali i dhëndrit para se me ike në Angli.
Ai ka qenë një person që për gjak mos me pasë punë me të.