LIFESTYLE, 16 Dhjetor 2020, 21:28

U emërua Ministre e Bujqësisë, Mimi Kodheli uron Milva Ekonomin: Krenare për ty, ‘You Rock’


Zëvendës-presidentja e Asamblesë Parlamentare të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut, Mimi Kodheli, ka uruar Milva Ekonomin, pas propozimit të Ramës, që kjo e fundit të bëhet Ministre e Bujqësisë. Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale ajo ka shkruar se ndihet krenare për shoqen e saj të rinisë.

“Krenare për shoqen time të rinisë së hershme. Urime Milva!”You rock!”– është mesazhi i Kodhelit.

Ditën e sotme, Milva Konomi është propozuar në postin e Ministrisë së Bujqësisë nga Kryeministri Rama, ndërkohë që ky i fundit ka propozuar për Ministër të Brendshëm, Bledi Çuçin.