TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas hiteve “Ferrari” dhe “Fajet”, Dhurata Dora ka qëndruar në heshtje përsa i përket projekteve muzikore.
Megjithatë, duket se ka ardhur koha për të sjellë ‘bombën’ e radhës, të paktën këtë ka lënë të kuptohet me postimin e fundit që ka bërë në rrjetet sociale.
Autorja e hitit “Zemër” ka publikuar disa fotografi në rrjetet sociale, ku shfaqet me një pamje krejt ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shikojmë. Dhurata i është bashkuar vajzave të showbizzit shqiptar, duke i lyer flokët në një nuancë vjollcë.
“Më harro”, ka shkruar këngëtarja krahas fotove.
Fansat mendojnë se imazhet janë shkëputur nga klipi më i ri dhe se dixhitura mund të ketë të bëjë me titullin apo një pjesë të tekstit të këngës.
Megjithatë, këngëtarja nuk ka konfirmuar se po sjell një projekt të ri.