LIFESTYLE, 14 Dhjetor 2020, 20:07

Fansi bën gjestin e veçantë për Morena Tarakun, këngëtarja mbetet totalisht pa fjalë


Këngëtarja seksi, Morena Taraku është surprizuar nga një fans në mënyrën më të veçantë të mundshme.

Ai ka gdhendur në trup jo vetëm emrin, por edhe mbiemrin e këngëtares, gjest që e ka lënë pa fjalë Morenën.

Kjo e fundit e ka ndarë tatuazhin e fansit me ndjekësit e saj në Instagram, ndërsa krahas postimit shkruan:

“I dua fansat e mi”, shoqëruar me disa zemra të kuqe.

Kujtojmë që vetëm një muaj më parë, Morena lançoi projektin e saj më të ri të titulluar “Alexander”, që deri tani ka kapur rreth 300 mijë klikime.