AKTUALITET, 26 Janar 2020, 13:08

U ekzekutua me dy plumba në kokë dhe gjoks, zbardhet identiteti i shqiptarit të vrarë në Romë

U ekzekutua me dy plumba në kokë dhe gjoks, zbardhet identiteti i


Shqiptari i ekzekutuar me dy plumba në Romë të Italisë është identifikuar si Gentian Kasa.

45 vjeçari me origjinë shqiptare u qëllua për vdekje të shtunën në mbrëmje në Romë në rrethin Nuovo Salario-Fidene.

Ndaj tij u organizua një atentat sapo doli nga shtëpia për t’u rikthyer në qelitë e burgut.

Dy plumba e kapën atë në pjesën e kokës dhe gjoksit duke e vrarë menjëherë. Veprat penale për të cilat Gentian Kasa ishte gjykuar kanë të bëjnë me trafikun e drogës, vjedhjet dhe pranimin e mallrave të vjedhura, shkruan “La Republica”. Ai ishte arrestuar si në vitin 2011 për drogë po në Romë dhe në 2014 në Ankona.

https://www.tpz.al/2020/01/26/te-tjera-detaje-nga-ekzekutimi-gjakftohte-i-shqiptarit-ne-rome-i-pari-e-pikasi-mes-britmash-vellai-i-vogel/

https://www.tpz.al/2020/01/26/rome-45-vjecari-shqiptar-ekzekutohet-me-dy-plumba-sapo-del-nga-shtepia-per-tu-rikthyer-ne/