TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Edi Rama ftoi opozitën që të denoncojë të gjitha rastet, ku sipas tij, zyrtarët e shtetit dhe kryebashkiakët do të abuzojnë me procesin e rindërtimit, duke iu dhënë shtëpi njerëzve që nuk janë prekur nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit.
Gjatë fjalës së tij në aktivitetin e prezantimit të platformës online për qytetarët që përfitojnë nga programet e rindërtimit, kreu i qeverisë deklaroi se është i gatshëm të përballojë një furi ekstra shpifjesh, vetëm që të mos lihet jashtë apo keqtrajtohet asnjë familje e prekur nga tërmeti.
“Këtu e ftoj opozitën që të dalë e të vëri ulërimën për çdo rast spekulimi individual. E ftoj të na shurdhojnë me shpifje, por mes shpifjeve, siç ka ndodhur në të shkuarën, do kemi mundësi të gjejmë dhe ndonjë të vërtetë për ta adresuar. Jam i gatshëm të përballoj një furi ekstra shpifjesh, qoftë dhe për një rast të vetëm të një familjeje që është lënë jashtë apo është keqtrajtuar, duke mos u përfshirë në proces”, deklaroi Rama.
Më tej, kryeministri tha se një proces i rëndësishëm i rindërtimit është ai financiar, ndërsa theksoi se lekët do të garantohen përmes tre drejtimeve, buxhetit të shtetit, konferencës së donatorëve dhe disa alternativave të reja politike apo operacioneve financiare.